Gruaja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Gjilan, nis hetimi
Gjilan – Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan.
Rasti është raportuar rreth orës 14:25, ndërsa ekipi mjekësor ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”./rajonipress/

