ARKATANA

Haziri për shkarkimin e Isufajt: Kjo qasje filloi para 6 vitesh – Republika s’e duron mentalitetin parti-shtet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në postimin e tij, Haziri, ka thënë se ‘’republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet’’.

‘’ Ushtari i lirisë, besimtari i shtetit të së drejtës dhe luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal. Por çdo ndalje mund të jetë vetëm pika e rikthimit të madh. Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë e autoritativë që kishte sistemi i drejtësisë’’, ka shkruar ai.

Postimi:

FIDANISHTJA

Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet!

Kjo qasje filloi para 6 vitesh me shkarkimin e gjyqtares Valdete Daka nga KQZ-ja, vazhdoi me bordet e ndërmarrjeve, komisionet e pavarura, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ambasadorët dhe konsujt, e deri te Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Dhe sot, në vazhdën e kësaj qasjeje, pikërisht kur pritej të dilte zgjidhja për një President konsensual, vjen lajmi për shkarkimin e Kryeprokurorit Blerim Isufaj.

Ushtari i lirisë, besimtari i shtetit të së drejtës dhe luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal. Por çdo ndalje mund të jetë vetëm pika e rikthimit të madh. Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë e autoritativë që kishte sistemi i drejtësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.