Fundamenti

Donna Dafi sjell videoklipin e ri “Good Morning”, himnin që zgjon fuqinë e çdo gruaje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja me rrënjë shqiptare Donna Dafi publikon videoklipin “Good Morning”, një këngë për ringritjen, vetëbesimin dhe rimarrjen e kontrollit mbi jetën.

Kënga sjell historinë e një gruaje që kalon nga të qenët e nënvlerësuar dhe e padëgjuar, në ndërgjegjësimin për forcën dhe vlerën e saj.

Me vargun hapës “2024, kthehu pas në tetor”, Donna i rikthen dëgjuesit në një moment vendimtar, kur vendimet për karrierën dhe krijimtarinë e saj merreshin pa përfshirjen e saj.

Në vend që kjo përvojë ta thyente, ajo e shndërroi në forcë dhe frymëzim. Transformimi kulmon në refrenin: “E çava rrugën përmes flakëve dhe dola e artë”.

UBT

“‘Good Morning’ flet për çastin kur më në fund e kupton fuqinë tënde. Ndonjëherë ndihesh e nënvlerësuar, e padëgjuar ose sikur dikush tjetër po përpiqet ta shkruajë historinë tënde. Kjo këngë përfaqëson momentin kur zgjohesh, e merr gjithçka në duart e tua dhe kupton se askush tjetër nuk mund të vendosë se kush je apo ku do të shkosh”, shprehet Donna Dafi.

Videoklipi sjell një koncept të guximshëm dhe kinematografik. Përmes ambicies, feminilitetit dhe vetëvendosjes, Donna kalon nga gruaja që vëzhgohet dhe gjykohet, në atë që e merr plotësisht në dorë historinë e saj.

Pas “Prima Donna”, “Touch Me Like That”, “ManGo”, “Trouble” dhe “Goddess”, kënga “Good Morning” e zgjeron më tej universin artistik të Donna Dafit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.