KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Gjilanit
Gjilan – KEDS ka njoftuar se në kuadër të punimeve nga pala e tretë do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Gjilanit.
Sipas njoftimit, nga TS Gjilani II 35/10 kV do të ndërpritet dalja 10 kV J13 Morava e Binçës, me kod 60061013.
Ndërprerja e energjisë elektrike është planifikuar të zgjasë nga ora 10:00 deri në 14:00.
Sipas KEDS-it, zonat që do të preken nga ndërprerja janë:
Koretishtë
Makresh i Epërm
Stanishor
Rruga “Vëllezërit Frashëri”
Strazhë
Kosmatë
Rruga “Fehmi Agani”
Te Gllama
Shillovë
Qarkore
KEDS ka bërë të ditur se arsyeja e ndërprerjes është montimi i kabllit të tensionit të mesëm (TM), si pjesë e punimeve nga pala e tretë./rajonipress/


