ARKATANA

Pacolli u drejtohet protestuesve: “Koha kërkon më shumë se fjalë. Koha kërkon punë dhe vepra”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Behgjet Pacolli u është drejtuar protestuesve që po ngritin zërin në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës në Hagë, duke vlerësuar angazhimin e tyre qytetar dhe duke bërë thirrje që përkushtimi i treguar përmes protestave të shndërrohet në veprime konkrete.

Në një postim të tij, Pacolli u shpreh se protestuesit, përmes pjesëmarrjes së tyre, po dëshmojnë qytetari, solidaritet dhe përkushtim.

“Të dashur protestues,

Ju që sot po ngrini zërin për çlirimtarët tanë në Hagë, po dëshmoni qytetari, solidaritet dhe përkushtim. Jeni një shembull i jashtëzakonshëm i njerëzve që nuk qëndrojnë indiferentë kur kërkohet drejtësi”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka theksuar se vendi po hyn në një moment ku, krahas shprehjes së zërit qytetar, sipas tij, nevojitet edhe punë konkrete.

“Por tani po hyjmë në një moment kur, krahas zërit tonë, nevojitet shumë punë”, ka shkruar ai.

Pacolli ka thënë se qëllimi duhet të jetë i përbashkët dhe e ka përcaktuar atë si kërkesë për vendosjen e drejtësisë në vend.

“Qëllimi ynë duhet të jetë një: drejtësia të vihet në vend”, thuhet në postimin e tij.

Në vijim të mesazhit, Pacolli u ka bërë thirrje protestuesve që angazhimin e tyre ta vazhdojnë në mënyrë praktike, me përgjegjësi dhe kujdes.

“Prandaj, lutja ime për secilin është që të punojmë praktikisht, me përgjegjësi dhe me shumë kujdes. Jo vetëm me fjalë, por me vepra”, ka shkruar ai.

Uji Dea

Sipas Pacollit, përpjekjet për drejtësi duhet të shoqërohen me argumente dhe angazhim në disa fusha.

“Me argumente, me angazhim institucional, juridik e qytetar dhe me çdo mjet demokratik që i shërben drejtësisë”, ka theksuar Pacolli.

Ai ka vlerësuar se qytetarët tashmë kanë dëshmuar se zëri i tyre mund të dëgjohet, ndërsa ka kërkuar që kjo energji të orientohet drejt punës konkrete.

“Ju keni treguar se zëri qytetar mund të dëgjohet. Tani duhet të tregojmë se dimë ta shndërrojmë këtë energji në punë konkrete, të mençur dhe të pandalshme”, ka shkruar ai.

Në fund të mesazhit, Pacolli ka shprehur respekt për protestuesit që, sipas tij, po qëndrojnë me dinjitet dhe po kërkojnë drejtësi.

“Respekt për secilin prej jush që po qëndron me dinjitet dhe po kërkon drejtësi”, ka shkruar ai.

Pacolli e ka mbyllur postimin duke theksuar se momenti kërkon veprim dhe jo vetëm deklarime.

“Koha kërkon më shumë se fjalë. Koha kërkon punë dhe vepra.”

Në fund, ai ka vendosur edhe mesazhin: “JO NË EMRIN TIM, AS TË QYTETARËVE TË VENDIT TIM!”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.