UBT

Leonora Jakupi me mesazh për politikanët: Të mblidhen pa inate, të miratojnë një ligj për këtë ‘gjykatë të poshtër’

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja Leonora Jakupi ka folur nga protesta e sotme në Prishtinë, ku ka bërë thirrje për bashkim politik lidhur me çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një prononcim për Kosova Press, ajo u ka bërë apel politikanëve që të lënë mënjanë inatet dhe të angazhohen së bashku për këtë çështje.

“Po të mblidhet e gjithë politika pa inate, të miratojë një ligj për këtë gjykatë speciale të poshtër”, është shprehur Jakupi në prononcimin për Kosova Press.

Deklarata e saj erdhi gjatë protestës së organizuar në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Fundamenti

Protestat në kryeqytet kanë vijuar prej ditësh, ndërsa protesta e 1 tetorit është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Prania e saj në protestat në Prishtinë nuk është e re.

Këngëtarja ka marrë pjesë edhe në tubimet e mëparshme dhe ka shprehur vazhdimisht publikisht mbështetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së.

Protestat pasojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, me dënime që arrijnë në 81 vjet burgim gjithsej. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.