Eko Higjiena

Haxhiu u bën thirrje partive të heqin dorë nga zgjedhjet: Të vazhdojnë diskutimet për presidentin

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje, duke kërkuar që dialogu politik të vazhdojë për gjetjen e një emri për presidentin e vendit.

Pas konferencës, Haxhiu tha se në rrethanat aktuale, partitë politike duhet të fokusohen në zgjidhjen e çështjes së presidentit, duke theksuar se Kuvendi ka pak ditë në dispozicion për të arritur një marrëveshje.

“U uroj të gjitha partive politike të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për ta çuar vendin në zgjedhje. As për qytetarët e Republikës së Kosovës, as për vetë Republikën e Kosovës, por as në rrethanat në të cilat jemi, sidomos pas 16-17 shtatorit, nuk do të duhej as t’i shkonte në mendje dikujt që të bënin veprime të cilat çojnë drejt zgjedhjeve”, tha Haxhiu.

Ajo bëri të ditur se takimet ndërmjet partive politike duhet të vazhdojnë, ndërsa tha se Kuvendi duhet të shfrytëzojë ditët në dispozicion për të gjetur një emër që do të mund të zgjidhej president i vendit.

“Pres që, siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti sot, të vazhdojnë. Është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës, gjatë këtyre pak ditëve që i kemi në dispozicion deri më 6 tetor, ta ketë një emër për president. Tashmë ka një emër, megjithatë duhen votat në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prandaj, unë pres që partitë politike të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që ta zgjedhim presidentin”, deklaroi ajo.

Haxhiu foli edhe për opinionin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke njoftuar se dokumenti pritet të procedohet në Kuvend brenda kësaj jave.

Eco Higjiena

“Në sa i përket kësaj çështjeje, ju keni pasur mundësi që të ndiqni konferencën e kryeministrit Kurti. Tashmë, sipas kryeministrit Kurti, qeveria do të procedojë brenda kësaj jave opinionin. Ju e dini që në dispozicion qeveria, sipas rregullores administrative, ka 30 ditë. Me aq sa ne kemi qenë në komunikim, ata bëjnë përpjekje maksimale që brenda kësaj jave të drejtohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pastaj t’i hapet rrugë trajtimit të tij në komisionet përkatëse, sidomos për Legjislacion dhe komisionet e tjera të Kuvendit të Kosovës”, tha Haxhiu.

Duke folur për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Haxhiu tha se ata kanë nevojë për mbështetje institucionale.

“Ata të cilët padrejtësisht janë dënuar nga Gjykata e Hagës, pra Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, kanë nevojë për mbështetjen institucionale dhe jo që t’i lëmë të vetëm në një situatë ku është e rëndë edhe për qytetarët e Republikës, edhe për Republikën e Kosovës”, u shpreh ajo.

Haxhiu foli edhe për protestat e zhvilluara në Prishtinë, duke i cilësuar ato si një shprehje demokratike dhe duke vlerësuar mbarëvajtjen e tyre.

“Për sa i përket protestave, natyrisht që për mua protestat janë shumë demokratike. Unë përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekurinë që kanë treguar; protestat kanë qenë paqësore, por po ashtu duhet të falënderoj edhe Policinë e Kosovës për menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate”, tha Haxhiu./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.