Uji Dea

Haradinaj thërret për bashkim: Ndërkombëtarët na kanë tradhtuar, na ktheni besimin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë thirrje për bashkim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa kritikoi ndërkombëtarët për mënyrën se si, sipas tij, janë trajtuar rastet që lidhen me luftën e UÇK-së.

Haradinaj ka mbajtur fjalim para protestuesve në sheshin e Prishtinës, ku kërkoi drejtësi dhe zbardhjen e krimeve të kryera gjatë luftës.

Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ai kërkoi nga ta që të bashkohen dhe të marrin përgjegjësi.

“Ju 100 deputetët që jeni atje, të 100-tit, secili me përgjegjësinë e vet dhe me peshën që ka kërkuar vetë me u ngarku, qoftë të votës, qoftë të premtimeve, ju thërrasim për bashkim! Bashkim! Bashkim!”, tha Haradinaj.

Ai pati mesazh edhe për komunitetin ndërkombëtar, duke thënë se besimi ndaj tyre ishte ndërtuar mbi mbështetjen që, sipas tij, i ishte dhënë luftës së UÇK-së.

“Ndërkombëtarët, që ju besuam sepse i patëm bindur të na ndihmojnë në luftën e UÇK-së dhe bashkë të fitojmë. Ata u ndanë pa viktima sepse ne na kishin këtu. Ata morën mburrjen, ne morëm lirinë. Por tani ju themi: Na keni tradhtuar dhe na ktheni besimin!”, deklaroi ai.

Mobi Casa

Haradinaj tha se kërkesa e protestuesve është për drejtësi dhe zbulimin e krimeve, duke kundërshtuar atë që e cilësoi si keqpërdorim të rasteve.

“Ne kërkojmë vetëm drejtësi! Drejtësi dhe zbulim të krimeve patjetër, sepse shumë herë po mundohen ta keqpërdorin. Kosova ka ngritur institucione, ka njerëz profesionalisht që drejtësinë ta çojnë në vend”, u shpreh Haradinaj.

Ai kritikoi gjithashtu trajtimin e rasteve që lidhen me viktimat e luftës, duke thënë se nuk pranon që masakrat dhe viktimat civile të trajtohen si raste individuale.

“Ndërkombëtarë nuk mund të mashtroni se janë raste individuale. Nuk pranojmë të ofendohen 400 të ekzekutuarit në masakra, nuk pranojmë të ofendohen fëmijët tanë, nuk pranojmë të ofendohet gjaku ynë!”, tha Haradinaj.

Në fund të fjalimit, ai bëri thirrje për unitet rreth UÇK-së dhe iu drejtua ish-pjesëtarëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

“Rroftë UÇK-ja! Nga sot e tutje, të gjithë UÇK! Lavdi dhe shokëve atje në Hagë ju përshëndes! Nasimi, që ju jeni në Hagë e këta këtu, ose do t’ju sjellim juve këtu, ose do të vijmë atje! Rroftë UÇK-ja”, përfundoi Haradinaj./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.