Fundamenti

Sindikata kërkon pagën e 13-të edhe për punëtorët e sektorit privat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar nga qeveria që paga e 13-të të mos kufizohet vetëm te të punësuarit në sektorin publik, por të përfshijë edhe punëtorët e sektorit privat.

Kërkesa vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik. Sipas të dhënave të raportuara, masa ka prekur rreth 85 mijë punonjës dhe i ka kushtuar buxhetit rreth 75 milionë euro.

Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka kërkuar trajtim të barabartë për punëtorët e të dy sektorëve.

“Sektori publik mori pagën e 13-të u gëzuam shumë sepse menduam që edhe ne do t’i marrim. Është një padrejtësi të cilën vetëm punëtorët e sektorit privat të Kosovës mund ta mbajnë mbi barrën e vet”, ka deklaruar Azemi.

Sindikata i është drejtuar edhe Kuvendit të Kosovës me kërkesë që të ndërmerren hapa ligjorë për garantimin e një page shtesë vjetore për punëtorët e sektorit privat. Në kërkesën e saj, sindikata ka argumentuar se dallimi në paga dhe benefite mes sektorit publik dhe privat po krijon pabarazi në tregun e punës.

ARKATANA

Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për sektorin privat mund të bëhet e detyrueshme përmes ndryshimeve ligjore, nëse ekziston dakordimi në Kuvend.

“Nëse ju mendoni që edhe sektori privat duhet ta bëjë një gjë të tillë, ndoshta edhe mund ta amandamentojmë me ligj ngjashëm siç e kanë disa shtete evropiane.”

Murati ka sqaruar se Qeveria e ka dhënë pagën e 13-të në sektorin publik në cilësinë e punëdhënësit, ndërsa për sektorin privat çështja do të kërkonte një zgjidhje tjetër ligjore.

Kërkesa e sindikatës përfshin edhe respektimin më të madh të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, përfshirë pagën minimale, orarin e punës dhe kompensimin për punën jashtë orarit, gjatë natës dhe festave zyrtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.