Tetë aktakuza ndaj nëntë personave në Gjilan, gjashtë të akuzuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tetë aktakuza ndaj nëntë personave, për vepra të ndryshme penale, përfshirë posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe rastet e dhunës në familje.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, pesë aktakuza janë ngritur ndaj gjashtë personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndërkaq, tri aktakuza të tjera janë ngritur ndaj tre personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastet konkrete, ndërsa procedurat ndaj të akuzuarve do të zhvillohen në përputhje me procedurat ligjore.
Të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/


