ARKATANA

Haliti nderon me mirënjohje Ilaz Ismajlin dhe Emrush Tafën për kontributin në diasporë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Ilaz Ismajlin dhe Emrush Tafën, të cilët i ka nderuar me mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tyre ndër vite në diasporën shqiptare.

Gjatë takimit, kryetari Haliti u ka ndarë mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në shërbim të vendit, duke vlerësuar angazhimin e tyre në komunitetin shqiptar jashtë vendit.

“Ne i kemi nderuar dhe po i nderojmë personalitetet që kanë kontribuar për vendin, me qëllim që t’u tregojmë gjeneratave të reja për punën e mirë që kanë bërë për shtetin”, ka deklaruar Haliti.

United Hospital

Në anën tjetër, Ismajli dhe Tafa kanë theksuar se shërbimi ndaj shtetit dhe kontributi për vendin kanë qenë për ta obligim qytetar. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar kontributin, duke nënvizuar se do të kishin dëshiruar të bënin edhe më shumë për vendin.

Takimi u zhvillua në frymën e vlerësimit të kontributit të mërgatës dhe të personaliteteve që ndër vite kanë dhënë kontribut në forcimin e lidhjeve me Kosovën dhe komunitetin shqiptar në diasporë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.