Lajm i madh për Dardanët, Leon Avdullahu rikthehet në stërvitje para sfidës me Izraelin
Leon Avdullahu është rikthyer në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës dhe sot ka marrë pjesë në stërvitjen e Dardanëve.
Mesfushori i Hoffenheimit ishte liruar përkohësisht nga grumbullimi për arsye familjare, vendim që Federata e Futbollit të Kosovës e kishte konfirmuar një ditë më parë.
Largimi i përkohshëm kishte ngritur pikëpyetje nëse Avdullahu do të ishte në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit, pasi FFK nuk kishte dhënë garanci të qartë për praninë e tij.
Megjithatë, Avdullahu është rikthyer sot te skuadra dhe ka zhvilluar stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit, duke i dhënë një lajm pozitiv stafit të Kosovës para sfidës së rëndësishme.
Kosova do të përballet me Izraelin të enjten, më 1 tetor, në Hungari, ndërsa më 4 tetor në “Fadil Vokrri” do ta presë Austrinë.
Rikthimi i Avdullahut e shton numrin e opsioneve të Fodës në mesfushë për përballjen e radhës të Dardanëve.


