ARKATANA

Haziri: Kryeministri të mos e çojë vendin në zgjedhje pa e votuar ligjin për Dhomat e Specializuara

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Organizatori i protestave në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga kryeministri që ligji për Dhomat e Specializuara të Hagës të procedohet në Kuvend, duke kritikuar, siç tha ai, vonesat e Qeverisë për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.

Në fjalimin e mbajtur në natën e pesëmbëdhjetë të protestave, Haziri ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si Qeveria po e trajton çështjen e UÇK-së, duke thënë se institucionet duhet të tregojnë më shumë ndjeshmëri ndaj historisë dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se protesta nuk lidhet vetëm me ata që kanë qenë pjesë e luftës, por edhe me gjeneratat e reja që, sipas tij, e konsiderojnë UÇK-në pjesë të identitetit dhe historisë së tyre.

“Shikojeni këtë shesh! Këtu sonte ka mijëra djem e vajza që kanë lindur pas vitit 1999, që nuk e kanë dëgjuar kurrë krismën e pushkës, por që u vlon gjaku dhe e kanë UÇK-në të gdhendur në zemër e në vetëdije! Këta e dinë çmimin e lirisë dhe i dalin zot asaj çdo ditë! Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse prej pesëmbëdhjetë netësh nga ky shesh dëgjohet e njëjta thirrje: Jo në emrin tim!”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka kritikuar deklaratën e kryeministrit lidhur me përgjigjen ndaj iniciativës për ligjin, duke thënë se kanë kaluar 15 ditë nga aktgjykimi i Dhomave të Specializuara dhe shtatë ditë që nga koha kur, sipas tij, iniciativa për ligjin për UÇK-në ka mbetur në pritje.

Uji Dea

“Kryeministri doli sot para mediave dhe, me një komoditet që të fut frikën, na tha: ‘S’kam pritur drejtësi nga Specialja, e këtë javë i përgjigjemi iniciativës për ligjin.’ Këtë javë?! Sot u bënë pesëmbëdhjetë ditë prej kur me atë aktgjykim u dënua historia e UÇK-së, dhe shtatë ditë që iniciativa për ligjin e UÇK-së rri në sirtarin e Kryeministrit! Pesëmbëdhjetë ditë nga aktgjykimi! Shtatë ditë në sirtar! Dhe përgjigjja është: ‘këtë javë’?!”, ka thënë ai.

Haziri ka kundërshtuar edhe atë që e cilësoi si bartje të përgjegjësisë te ekspertët ligjorë, duke kërkuar që Qeveria të marrë vendim dhe ta procedojë iniciativën në Kuvend.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është rregullore komunikacioni, zotëri! UÇK-ja nuk është tender për zyrën e prokurimit që t’ia lësh në dorë nëpunësve e të presësh ‘vërejtjet’ e tyre! UÇK-ja është gjaku, është liria, është vetë ADN-ja e këtij shteti! Përgjegjësia politike e Kryeministrit dhe e Qeverisë nuk mund të humbasë prapa letrave, dosjeve e procedurave”, ka deklaruar organizatori i protestës.Në fund të fjalimit, Haziri i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit, duke kërkuar që ligji të dërgohet në Kuvend para se vendi të shkojë në zgjedhje.

Ai ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe më 1 tetor, kur është planifikuar marshi në rrugët e Prishtinës.

“Kryeministër! Mos e ço vendin në zgjedhje pa e votuar ligjin! Është koha t’i lini lojërat politike. Mendojeni Kosovën. Në këtë shesh, tash e pesëmbëdhjetë net, ka shumë të rinj e të reja që të besuan. Dërgoje ligjin në Kuvend! Leri lojërat! Dhe derisa ajo përgjigje mungon, nga ky shesh do të vazhdojë të dëgjohet: Jo në emrin tim!”, ka përfunduar Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.