Uji Dea

Kurti: Kemi edhe gjashtë ditë për ta zgjedhur presidentin, zgjedhjet e reja mund të shmangen

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që përcaktoi një normë të re lidhur me afatin për zgjedhjen e presidentit.

Kurti ka thënë se vendimi i Kushtetueses e ka vendosur vendin përpara një situate urgjente dhe kërkon veprim të menjëhershëm.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili prodhoi një normë të re kushtetuese lidhur me rrjedhjen e afatit për zgjedhjen e presidentit, na vë përpara një situate urgjente për veprim”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjen e mëparshme me LDK-në, duke thënë se ajo është shkelur nga gjashtë deputetë të kësaj partie.

“Ne kemi një marrëveshje me LDK-në, por e dimë që ajo u shkel e u braktis nga gjashtë deputetë të saj, pavarësisht që ajo e kishte bekimin e kryesisë së partisë së tyre”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, para Kuvendit kanë mbetur edhe gjashtë ditë të plota për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.

“Para nesh, përpos sot, kemi edhe gjashtë ditë të plota për t’i dhënë vendit president ose presidente të re”, tha ai.

Kurti ka vlerësuar se përveç arritjes së një marrëveshjeje të re politike, zgjedhja e presidentit është ende e mundshme dhe se kjo do të mundësonte shmangien e zgjedhjeve të reja.

Eco Higjiena

“Përveç arritjes së një marrëveshjeje të re, edhe zgjedhja e presidentit është e mundshme. Rrjedhimisht, zgjedhjet e përsëritura, të panevojshme e të kushtueshme, gjithsesi janë të shmangshme”, deklaroi Kurti.

Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike që të ulen dhe të diskutojnë për një zgjidhje.

“Andaj, le të ulemi bashkë, sepse zgjedhjet e reja sërish nuk do të ishin zgjedhje për president. Ato, përveç se pa Kuvend, edhe njëherë këtë herë do të na linin edhe me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit, e Qeveria do të mbetej në detyrë”, tha Kurti.

Kurti ka theksuar se Kosova, sipas tij, nuk ka kohë për kriza të reja politike.

“Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme”, u shpreh ai.

Në fund, Kurti ka thënë se rrethanat e reja kërkojnë përgjegjësi më të madhe shtetërore dhe ka paralajmëruar se zgjedhjet e reja nuk do të prodhonin domosdoshmërisht një rezultat të ndryshëm.

“Secili proces zgjedhor është kontekst i ri mbi të cilin duhet të reflektojmë, e kësaj here nuk do të prodhohej ndonjë rezultat ndryshe. Por i kemi rrethanat e reja që kërkojnë përgjegjësi më të madhe shtetërore”, tha ai.

Kurti ka shtuar se në rrethanat aktuale shteti nuk duhet të përballet me kërcënimin e zgjedhjeve të reja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.