KKSB e vlerëson të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Gjilan
Gjilan – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në mbledhjen e dytë mbajtur për këtë vit, nën udhëheqjen nga Enver Shabanit, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Gjilan.
Naser Rrahmani, rreshter nga Policia e Kosovës, ka thënë se kjo gjendje është edhe kontribut i qytetarëve që shfaqin kulturë të sjelljes ndërnjerëzore dhe punës së policisë, duke shtuar se bashkëpunimi me të gjitha komunitetet është në vazhdimësi, duke bërë vizita e takime të rregullta në terren.
Ndërkaq, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, ka theksuar se këtë vit ka rënie të theksuar të zjarreve fushore dhe malore,
karanasuar me vitin e kaluar, fal angazhimit të përbashkët, ku janë realizuar fushata të shumta sensibilizuese.
Përndryshe, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Gjilan, i themeluar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, është mekanizëm multi-sektorial, qëllimi i të cilit është që të vlerësojë situatën e sigurisë, të parandalojë dukuritë negative, të koordinojë emergjencat, sikurse edhe të nxisë bashkëpunimin ndëretnik e ndërfetar.
KKSB ka në përbërje 24 anëtarë, ku përfshihen përfaqësues të Komunës së Gjilanit, Stacionit Policor, Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse, Kishës Katolike, Kishës Protestante, përfaqësues të komunitetit serb, turk e rom, OJQ-ve e mediave dhe ka mandat katër vjeçar./rajonipress/

