Uji Dea

Kurti për Presidentin: Jemi në situatë urgjente për veprim, zgjedhjet e reja s’do prodhonin rezultat ndryshe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ‘’na ka vënë përpara një situate urgjente për veprim’’, përcjell Gazeta Express.

Kurti ka kujtuar edhe marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila tha ai, e njëjta ‘’u shkel e u braktis nga deputetë’’ të LDK’së.

‘’Aktgjykimi i Kushtetuese, i cili prodhoi një normë të re kushtetuese lidhur me rrjedhjen afateve për zgjedhjen e presidentit, na vë përpara një situate urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me LDK’në, por e dimë që ajo u shkel e u braktis nga 6 deputetë të saj, përkundër që ajo kishte bekimin e kryesisë partisë së tyre. Para nesh, pos sot, kemi 6 ditë të plota për t’i dhënë vendit president/e të re. Përveç arritjes së një marrëveshje të re edhe zgjedhja e presidentit është e mundshme. Zgjedhjet e reja të përsëritura, të panevojshme, të kushtueshme janë gjithsesi janë të shmangshme. Andaj lë të ulemi bashkë, sepse zgjedhjet e reja ndonëse do të shakktoshheni si pasojë e moszgjidhjes së presidentit, sërish nuk do të ishin zgjedhje për president. Ato përveçse pa Kuvend, këtë herë do të na linin me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit, ndërkaq qeveria do të mbetej në detyrë’’, ka deklaruar Kurti.

UBT

Kurti ka thënë edhe se vendi s’e ka luksin të humbasë kohë në ‘’kriza të panevojshme’’, duke thënë zgjedhjet nuk do prodhonin rezultat ndryshe.

‘’Me lejoni të citoj pikën 3 të deklaratës që u votua me 99 vota, – ‘’ Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore në kuadër të secilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e të vërtetës së plotë historike për luftën e drejt për liri dhe çlirim. Qytetarë presin prej nesh me shumë përgjegjësi. Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme. Kësaj here nuk do të prodhohej ndonjë rezultat ndryshe, por i kemi rrethanat e reja që kërkojnë përgjegjësi më të madhe shtetërore’, ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.