Vjedhje e rëndë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie dhe municion
Gjilan – Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, të raportuar në Gjilan.
Sipas të dhënave të policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një vilë në pronësi të një mashkulli kosovar, nga ku kanë vjedhur një pushkë gjuetie, për të cilën pronari posedonte leje, si dhe një rrethatore me 10 fishekë të pushkës së gjuetisë.
Nga objekti është marrë edhe një çantë me mjete pune.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar. Për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent./rajonipress/


