Mobi Casa

Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë “marrë peng padrejtësisht” nga BE-ja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i kuvendit Kadri Veseli, si dhe ish-krerët e UÇK-së, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, janë “marrë peng padrejtësisht” nga Bashkimi Evropian.

Duke folur në DTV Media, Hoxhaj tha se Kosova duhet të zhvillojë një dialog më të qetë dhe më të hapur me partnerët e saj perëndimorë.

“Nëse ideja është që ta dënojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ta gjykojnë Kosovën, le t’i kthehen katër-pesë vjet Ukrainës. Nuk është bota në të cilën unë do të duhej patjetër të hesht”, është shprehur Hoxhaj.

ARKATANA

Ai e cilësoi si të padrejtë qëndrimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke përmendur Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin.

“Prandaj e shoh qëndrimin, marrjen peng të padrejtë të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit…”, deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj tha se Kosova duhet të vazhdojë komunikimin me partnerët perëndimorë, por njëkohësisht të shprehë qartë qëndrimet e saj për çështjet që lidhen me lirinë, pavarësinë dhe drejtësinë për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.