FIDANISHTJA

“Dita e llogaridhënies do të vijë”, Çitaku me kritika për zvarritjen e ligjit për Specialen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar përshpejtimin e shqyrtimit të projektligjeve të Qeverisë, ndërsa ka kërkuar procedimin e menjëhershëm në Kuvend të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se shumë prej projektligjeve që po shqyrtohen me procedura të përshpejtuara lidhen me sektorin e drejtësisë dhe, sipas saj, po kalojnë pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike.

“Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka kritikuar ministren e Drejtësisë për atë që e ka cilësuar mbajtje të projektligjit për Dhomat e Specializuara në sirtar, nën arsyetimin e “ekspertizës juridike”.

FIDANISHTJA

“Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje!”, ka theksuar ajo.

Duke iu drejtuar Donikës, Albinit dhe zyrtarëve përgjegjës, Çitaku ka kërkuar që të mos e pengojnë projektligjin dhe ta procedojnë menjëherë në Kuvend. Ajo u ka bërë thirrje ta dëgjojnë popullin që, siç ka shkruar, prej 15 ditësh është në shesh.

“Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë!”, ka përfunduar Çitaku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.