United Hospital

Partitë shqiptare në Luginë bashkohen në koalicion, gati për zgjedhjet në Serbi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Partitë shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë bashkuar në një koalicion, për të garuar në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

Dakordimi u arrit në një takim që u mbajt në Zyrën e kryeministrit Albin Kurti, raporton IndeksOnline.

“Bashkimi politik te Koalicioni Shqiptar sigurisht që nuk është i mjaftueshëm. Asimetria e të drejtave është po ashtu padrejtësi. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e me këtë qasje, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku 5 vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse. Përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë si në Kosovë ashtu edhe në fqiun tonë verior, me të njëjtin respekt për barazinë dhe të drejtat e tyre” shkroi Kurti.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot, në Zyrën e Kryeministrit, përfaqësuesit e subjekteve politike pjesëmarrëse nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja arritën marrëveshjen për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Pas bisedave dhe përpjekjeve për t’i afruar qëndrimet, vullneti për bashkëpunim mori formën e një zotimi të përbashkët. I falënderoj kryetarët e subjekteve politike: Shaip Kamberin (PVD), Visar Memetin (APN), Nagip Arifin (PD), Agim Sabedinin (PDSH), Shqiprim Musliun (LPD), Sami Salihun (LR), Armend Aliun (AL) dhe Naser Azirin (UDSH), për angazhimin dhe gatishmërinë që, përtej dallimeve, të gjejnë te njëri-tjetri bashkëbiseduesin dhe të ndajnë përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

ARKATANA

Falënderoj gjithashtu kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepin; kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin; kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin; përfaqësuesin nga Medvegja, Bajram Mustafa e Arben Feratin; dhe përfaqësuesen nga Pazari i Ri, Amina Nurën, për kontributin e tyre në këtë përpjekje të përbashkët. Marrëveshjet marrin jetë përmes besimit që ruajmë, fjalës që mbajmë dhe punës që bëjmë së bashku. Përkushtimi në zbatimin e tyre është ai që ua jep vlerën me kalimin e kohës.

Bashkimi politik te Koalicioni Shqiptar sigurisht që nuk është i mjaftueshëm. Asimetria e të drejtave është po ashtu padrejtësi. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e me këtë qasje, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku 5 vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse. Përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë si në Kosovë ashtu edhe në fqiun tonë verior, me të njëjtin respekt për barazinë dhe të drejtat e tyre.

Të drejtat dhe identiteti janë themele të këtij angazhimi që e shoqërojnë përditshmërinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ato mishërohen me mbrojtjen nga pasivizimi diskriminues i adresave, përfaqësimi i drejtë në institucione publike si dhe zhvillimi ekonomik. Gjuha e kultura, simbolet dhe kujtesa jonë janë pjesë e qenies sonë dhe e përgjegjësisë që kemi ndaj brezave që vijnë. Sepse brenda secilës prej këtyre kërkesave jeton një shpresë njerëzore, për të punuar, për të krijuar familje dhe për të ndërtuar një jetë me dinjitet në vendlindje.

Pavarësisht vështirësive dhe ndasive që e kanë shoqëruar këtë rrugë, besojmë se përgjegjësia e përbashkët mund të shndërrohet në punë të dobishme për qytetarët. Përfaqësimi i denjë kërkon këmbëngulje përballë padrejtësive, maturi në vendimmarrje dhe përkushtim ndaj nevojave të qytetarëve.

Republika e Kosovës do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për të drejtat, identitetin dhe mirëqenien e tyre. Angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm për barazi, për dinjitet dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë të ardhmen në vendlindjen e vet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.