UBT

Mediumi italian zbulon pagën e Edon Zhegrovës te Juventusi – 12.4 milionë brenda katër viteve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mediumi italian Tuttosport ka publikuar pagat e futbollistëve të Juventusit, ku në listë është edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

Sipas mediumit italian, Zhegrova përfiton 3 milionë e 125 mijë euro në vit, shumë kjo që përfshin edhe bonuset e parashikuara në kontratën e tij me klubin torinez.

Ndërkohë, sipas shifrave të kontratës së tij katërvjeçare, Zhegrova do të përfitojë gjithsej rreth 23.26 milionë euro bruto gjatë katër viteve. Kjo i bie një mesatareje prej rreth 5.815 milionë euro bruto në vit.

Pas taksave dhe kontributeve, Zhegrovës i mbeten rreth 3.1 milionë euro neto në vit, që i bie afërsisht 258 mijë euro neto në muaj. Në total, gjatë katër viteve të kontratës, normalisht nëse ajo përmbushet, paga neto e tij arrin në rreth 12.4 milionë euro.

Tuttosport, medium i afërt me Juventusin, ka shkruar edhe për situatën sportive të Zhegrovës, duke rikujtuar se gjatë afatit kalimtar kishte zëra për një largim të mundshëm të tij nga Torino.

Fundamenti

Edon Zhegrova po rikthehet në versionin më të frikshëm, i vetmi lojtar i Kosovës me notë pozitive në dy ndeshjet

Megjithatë, reprezentuesi i Kosovës ka dhënë përgjigje në fushë në ndeshjet e fundit. Ai shënoi golat e parë me fanellën e Juventusit në fitoren ndaj Sassuolos, ndërsa më pas kontribuoi edhe me një asistim për Bremerin në ndeshjen ndaj Atalantës.

“Kishte zëra për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar. Ai shënoi golat e parë për Juven në ndeshjen kundër Sassuolos dhe dha një asistim për Bremerin në ndeshjen kundër Atalantës. Këto shifra pozitive janë diçka që ai shpreson t’i vazhdojë, edhe pse Luciano Spalletti e sheh atë kryesisht si zëvendësues gjatë ndeshjes”, shkruan Tuttosport.

Zhegrova, i cili është 27-vjeçar, iu bashkua Juventusit në shtator të vitit të kaluar nga Lille, duke u bërë një prej futbollistëve të rëndësishëm të Kosovës në një prej klubeve më të mëdha të futbollit italian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.