Mobi Casa

Gola në APKE: Pretendimet e raportit të Dick Martyt nuk u vërtetuan, besojmë se Apeli do t’i rrëzojë akuzat e Speciales

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, gjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) në Strasburg, ka folur për proceset në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke deklaruar se pretendimet qendrore të raportit të Dick Martyt nuk janë vërtetuar.

Duke iu referuar dënimeve të fundit të përmendura në raportin që po diskutohej në APKE, Gola tha se procesi gjyqësor nuk ka vërtetuar pretendimet për trafikim organesh dhe të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë”.

“Sa u përket dënimeve të fundit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të përmendura në raport, duhet theksuar se pretendimet qendrore të raportit të Dick Martyt nuk janë vërtetuar. Nuk pati krime kundër njerëzimit, nuk pati trafikim organesh dhe nuk pati ‘Shtëpi të Verdhë’”, deklaroi Gola.

Ai shprehu bindjen se akuzat e mbetura ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të rrëzohen në shkallën e Apelit.

“Sa u përket akuzave të mbetura, ne besojmë fuqishëm se Paneli i Apelit do t’i rrëzojë ato, nëse i zbaton me rigorozitet standardet ndërkombëtare të drejtësisë, dhe udhëheqësit e UÇK-së do të jenë të lirë”, tha nënkryetari i Kuvendit.

Në fjalimin e tij, Gola foli edhe për kontekstin në të cilin ishte krijuar UÇK-ja, duke e cilësuar atë si përgjigje ndaj dekadave të shtypjes nga regjimi i Slobodan Miloševićit.

Hidromorava

“UÇK-ja u shfaq si përgjigje ndaj dekadave të shtypjes dhe zhvilloi një luftë të drejtë për ta çliruar popullin e Kosovës nga Serbia diktatoriale e Miloševićit, e cila ishte vetë burimi i terrorit dhe i luftërave të përgjakshme në mbarë ish-Jugosllavinë”, deklaroi ai.

Gola bëri thirrje që Evropa të mbetet vigjilente ndaj, siç tha ai, përpjekjeve për shtrembërimin e së vërtetës historike dhe përsëritjen e ngjarjeve të viteve ’90.

“Evropa duhet të mbetet vigjilente dhe të mos lejojë që barbaria e viteve ’90 të përsëritet, duke lejuar shtrembërimin dhe përmbysjen e të vërtetave historike”, tha Gola.

Në pjesën tjetër të fjalimit, nënkryetari i Kuvendit foli edhe për procesin zgjedhor në Kosovë, situatën politike rreth zgjedhjes së presidentit dhe pjesëmarrjen e komuniteteve joshumicë në zgjedhje.

Ai falënderoi presidentin e APKE-së dhe delegacionin e Asamblesë për punën e tyre, duke thënë se raporti për procesin zgjedhor dëshmon, sipas tij, se Kosova ka ndërtuar një sistem zgjedhor “të qëndrueshëm dhe vetëkorrigjues”.

Gola po merr pjesë në sesionin vjeshtor të APKE-së në Strasburg, ku ndër temat e diskutimit janë zhvillimet demokratike, zgjedhjet dhe sundimi i ligjit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.