United Hospital

“Në mbrojtje ishim të dobët”, Franco Foda analizon humbjen: Austria ishte e fortë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka analizuar humbjen 3:1 të “Dardanëve” ndaj Austrisë në kuadër të UEFA Nations League, duke pranuar se kundërshtari e meritoi fitoren.

Foda tha se Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe pati mundësi të kalonte në epërsi, por gabimet në ndërtimin e aksioneve dhe posedimin e topit u kushtuan shtrenjtë, shkruan Indeksonline

“Ne filluam mirë dhe duhej të kalonim në epërsi 1:0. Atëherë ndeshja mund të kishte marrë tjetër drejtim. Pastaj bëmë gabime shumë të lehta në ndërtimin e lojës dhe në posedim të topit. Për këto u ndëshkuam rëndë”, deklaroi Foda.

Trajneri gjerman veçoi veçanërisht golin e dytë të Austrisë, të cilin e konsideroi të evitueshëm.

“Goli 0:2 para pushimit nuk duhet të ndodhë në këtë mënyrë. Pas pushimit patëm mundësinë të shënonim golin e kthimit, por nuk ia dolëm dhe më vonë pranuam edhe 0:3”, u shpreh ai.

Mobi Casa

Foda pranoi se Kosova nuk ishte në nivelin e duhur në repartin defensiv.

“Në mbrojtje nuk ishim mjaftueshëm mirë. Austria i shënoi golat pikërisht në momentet e duhura. Kështu ndodh ndonjëherë në futboll. Ata kalojnë jashtëzakonisht shpejt në kundërsulm, ishin shumë të pranishëm në lojë dhe në aspektin defensiv gjithashtu punuan mirë”, tha Foda.

Sipas përzgjedhësit të Kosovës, fitorja e Austrisë ishte e merituar, ndonëse statistikat e ndeshjes paraqesin një duel relativisht të ekuilibruar.

“Në përgjithësi, fitorja e Austrisë nuk ishte e pamerituar. Por nëse shikojmë statistikat, ndeshja ishte relativisht e barabartë. Edhe te golat e pritur (xG), edhe te posedimi i topit, diferenca nuk ishte shumë e madhe”, përfundoi Foda.

Kosova tashmë do të fokusohet te ndeshja e radhës, me synimin për të reaguar pas humbjes 3:1 në Vjenë. Dhe si kundërshtar është Izraeli./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.