FIDANISHTJA

Kurti: Në SHBA diskutuam për Hagën, të zhdukurit dhe të ardhmen euro-atlantike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti tha se gjatë qëndrimit në New York zhvilloi takime me liderë dhe zyrtarë të lartë të shteteve mike të Kosovës, si dhe me drejtues të institucioneve ndërkombëtare.

Ai bëri të ditur se ka takuar edhe përfaqësues të mërgatës shqiptare në New York.

Uji Dea

Sipas Kurtit, në këto takime janë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët, sipas tij, për herë të parë ishin pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës.

“Biseduam për ekonomi e për zhvillim, për siguri e për mbrojtje, si dhe për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se vizita në SHBA ishte e përqendruar edhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimin e interesave të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.