Digjet një garazh në Livoç të Ulët
Gjilan – Një zjarr ka përfshirë një objekt përcjellës (garazh) në pronësi të një personi, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas të dhënave të raportuara, zjarri ka përfshirë garazhin ku ndodheshin pajisje të ndryshme shtëpiake, si dhe një veturë të tipit Audi “oldtimer”, e cila është përfshirë plotësisht nga flakët.
Për rastin është njoftuar Prokuroria, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e zjarrit.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten për t’u vlerësuar./rajonipress/


