UBT

Vojvoda: Synojmë vendin e parë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur për Klan Kosova në prag të ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve, kundër Austrisë, pasi Kosova arriti fitoren e parë në këtë edicion duke mposhtur Irlandën me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri”.

Vojvoda ishte i qartë për objektivin e skuadrës kombëtare, duke thënë se synimi mbetet vendi i parë i grupit.

“Po… Ne jemi këtu për me luftuar për vendin e parë edhe ky është synimi ynë. Tash e dimë se nuk duhet me ia humb eksperiencën që ka Austria edhe kualitetin që e ka. E dimë se favoritë janë, po normal që ne… ne duam me shku në grupin A, duam me shku në play-off, me pasur edhe një shans më shumë për kualifikim, kështu që synimi ynë është ky”, tha fillimisht ai.

UBT

Tutje, ai tha se pret ndeshje të ndryshme me Austrisë duke qenë se kundërshtari ka cilësi të ndryshme për dallim me Irlandën.

“Po, totalisht. Besoj se loja ka me qenë totalisht ndryshe. Me Irlandën kemi luajtur vendas, këtu jemi mysafirë, kështu që cilësia e Austrisë nuk është e njëjtë si e Irlandës, kualitetet nuk janë të njëjta. E dimë se Irlanda ka qenë një ekip shumë fizik edhe loja ka qenë shumë ndryshe. Po nesër do ka me qenë besoj një tjetër lojë. Ne e duam topin, ata e duan topin, kështu që ka me qenë një lojë më e hapur, më agresive… Mesfushës edhe besoj se aty ka me qenë çelësi me i fituar topat e dytë, me mbajtur topin, me kundërsulme, sepse ka me pasur shumë presing nga ana e tyre edhe shpresojmë se t’i shfrytëzojmë sa më mirë rastet tona”, shtoi Vojvoda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.