United Hospital

Dita e 11-të e protestës, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur të shtunën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, nën moton “Jo në emrin tim”.

Protesta ka nisur rreth orës 21:00, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur mesazhe për drejtësi dhe kanë bërë thirrje drejtuar institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa lidhur me aktgjykimin dënues.

Kjo është dita e 11-të e protestave të zhvilluara në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara.

UBT

Në aktgjykimin e shpallur më 16 shtator, katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar me pjesëmarrje të qytetarëve që kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.