Rashica e sfidon De Bruynen për asistime në Ligën e Kombeve
Milot Rashica është renditur në mesin e futbollistëve me më së shumti asistime në historinë e Ligës së Kombeve.
Sulmuesi kosovar ka regjistruar 9 asistime, duke u pozicionuar në vendin e dytë, vetëm pas Kevin De Bruyne, i cili kryeson listën me 10 asistime.
Pas Rashicës renditet Robert Lewandowski me 8 asistime, ndërsa Alexander Sørloth dhe Anastasios Bakasetas kanë nga 7.
Renditja e futbollistëve me më së shumti asistime në Ligën e Kombeve është:
Kevin De Bruyne – 10
Milot Rashica – 9
Robert Lewandowski – 8
Alexander Sørloth – 7
Anastasios Bakasetas – 7
Christoph Baumgartner – 7
Joshua Kimmich – 7
Marco Asensio – 7
Khvicha Kvaratskhelia – 7
Rashica tashmë ndodhet vetëm një asistim larg De Bruyne, duke e bërë edhe më të veçantë paraqitjen e tij në këtë statistikë, në një kompeticion ku Kosova është pjesëmarrëse që nga edicioni i parë.


