United Hospital

Azemi: Nga janari i vitit të ardhshëm do të kërkojmë që paga minimale të jetë 600 euro

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se numri i vdekjeve në vendet e punës në Kosovë është katërfish më i lartë krahasuar me vendet e rajonit.

Azemi ka vlerësuar se Inspektorati i Punës është duke bërë përpjekje për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin në punë, por ka theksuar se numri i inspektorëve dhe i personave që kanë njohuri të mjaftueshme për këtë fushë është i vogël.

“Po, fakti që vdekjet në vendet e punës në Kosovë është katërfish më e madhe se sa në rajon, kjo vetë tregon se ku jemi dhe çka jemi. Megjithatë, unë duhet të them sepse mundohem të jem transparent, po shoh se Inspektorati i Punës është duke u munduar që të bëjë gjithçka çka është e mundur. Së paku po e shohim një sinjal pozitiv. Ju po e dëgjoni që po mbyllen kompani për shkak të sigurisë dhe shëndetit në punë, por megjithatë unë mendoj që numri i vogël i këtyre inspektorëve dhe numri i vogël i atyre që e njohin mirë sigurinë, ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë është shumë i vogël. Andaj mendoj që në këtë trajtim, në këtë vazhdë, nëse do të rritet numri i inspektorëve besoj që siguria do të jetë pak më e mirë. Po e flas, po në të njëjtën kohë po e them për herë të parë, po shohim sinjale pozitive në mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve nga Inspektorati i Punës”, tha Azemi.

Duke folur për pagën minimale, Azemi ka thënë se sindikata po kërkon që nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale të jetë 600 euro.

UBT

“Shiko, ju normal tani jeni në dijeni se ne në njërën anë po duhet të luftojmë që të rritet kjo pagë, siç ju thashë që së paku minimumi nga 1 janari i vitit të ardhshëm të jetë 600 euro. Në anën tjetër po duhet me luftuar çka nuk është normal të luftojmë që të zbatohet paga minimale kur është vendim i Qeverisë së Kosovës. Domethënë ne kemi dy shtigje për të cilat nuk është shumë e lehtë të punohet. Por megjithatë ne i kemi thënë edhe zyrtarisht në shumicën e kompanive, po flas sipas informacioneve të kryetarëve të shoqatave, që nga 1 janari punëtorët normal që do të kërkojnë kushte më të mira, do të kërkojnë paga më të mira dhe nuk do të qëndrojnë me paga prej 500 eurosh, po flas me rritjen e 2024-ës. Dhe është një parapërgatitje e të gjitha institucioneve që të jenë të vetëdijshme se sikurse sot jemi në grevë për pagat tona, normal që ose do të jemi në grevë ose do të ndërrojmë vend-lokacionin ku ne punojmë sepse është normale që tash fuqia e punëtorëve është më e kërkuar se asnjëherë më parë”, tha Azemi për Ekonomia Online.

Azemi ka folur edhe për zbatimin e vendimit për pagën minimale, duke thënë se vendimet e Qeverisë duhet të respektohen dhe zbatohen.

“Unë mendoj që mjaft aktivisht ata kanë me folë për këtë çështje sepse kjo nuk ka dashur me u diskutuar. Është marrë një vendim, edhe pse pa dëshirën e sindikatës, edhe pse pa dëshirën e shumë kujt, por e ka marrë atë vendim, ka vendosur. Këtë vendim duhet me e respektuar. Paramendojeni ju, në vetë Ministrinë e Punës deri në muajin e fundit, tani në këtë muaj nuk e di, Qeveria e Kosovës ka paguar punëtorët jashtë ligjit, jashtë pagës minimale. E çka mund të themi që të shkojmë tutje? Por, që së paku vendimet që po i marrin, me të është mirë që mos të kemi telashe sepse ne e kemi një tavan, ne duhet të luftojmë për një gjendje hala më të mirë, por po duhet me luftuar për vendimet, me respektuar vendimet që i ka nxjerrë vetë Qeveria dhe që ka mekanizmin që ajo vetë mund ta implementojë atë, edhe këtë nuk po e bën”, tha Azemi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.