Gjilan: Një person ndalohet për veprën penale “Sulmi”
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person, me urdhër të prokurorit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulmi”, të përcaktuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë në kuadër të procedurave hetimore lidhur me rastin.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ndaj personit të ndaluar do të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi./rajonipress/


