FIDANISHTJA

Uji “DEA” nga Kosova shtrihet në Kubë, prezente në gastronominë e Havanës që nga gushti i vitit 2025

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Uji mineral nga Kosova “DEA” po zgjerohet në tregjet ndërkombëtare, duke gjetur vend edhe në tryezat e restoranteve në kryeqytetin e Kubës, Havana. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale Alban Shala, përfaqësues i Ujit DEA, i cili ka publikuar edhe pamje nga një prej lokaleve në Havana, ku shihen shishet e produktit kosovar.

Sipas Shalës, që nga gushti i vitit 2025, Uji DEA është pjesë e gastronomisë në Havana dhe po shërbehet në restorante të ndryshme të kryeqytetit kubanez.

“Nga Kosova, në tryezat e botës”, ka shkruar Shala, duke e cilësuar prezencën në Kubë si një tjetër destinacion për produktin kosovar dhe si dëshmi të cilësisë së tij.

United Hospital

Në postimin e publikuar me mbishkrimin “DEA në Havana. Nga burimi ynë, deri në Kubë”, Shala ka vënë në pah shtrirjen ndërkombëtare të markës dhe depërtimin e saj në një treg të largët jashtë rajonit.

Prezenca e një produkti të prodhuar në Kosovë në restorante të Havanës paraqitet si pjesë e përpjekjeve për zgjerimin e eksporteve dhe promovimin e produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.