Gjilan: Dy persona arrestohen për shitje të paautorizuar të armëve, sekuestrohen 14 armë dhe 836 fishekë
Gjilan – Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër është ende në kërkim.
Gjatë kontrollit, sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar 6 pushkë gjuetie, 6 pistoleta, një armë e gjatë dhe një pushkë ajrore, si dhe 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Në kuadër të rastit janë sekuestruar gjithashtu katër leje për armë, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.
Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë intervistuar në prani të autoriteteve përkatëse. Me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt, ndërsa personi i tretë vazhdon të jetë në kërkim policor.
Rasti po hetohet nga organet kompetente./rajonipress/


