Fundamenti

Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin për vitin 2027, mbi 43.5 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 43,586,882 eurosh.

Buxheti është miratuar me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Në krahasim me vitin paraprak, buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027 është rritur për rreth 1.65 milionë euro, apo 3.95 për qind.

ARKATANA

Sipas Komunës së Gjilanit, hartimi i buxhetit ka kaluar përmes dëgjimeve dhe konsultimeve publike, gjatë të cilave qytetarët kanë pasur mundësi të paraqesin kërkesat dhe prioritetet e tyre për vitin e ardhshëm.

Miratimi i buxhetit me shumicë të gjerë votash në Kuvendin Komunal është vlerësuar nga institucionet komunale si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike dhe përgjegjësisë institucionale ndaj qytetarëve.

Buxheti i vitit 2027 do të përcaktojë planifikimin financiar të Komunës së Gjilanit për investimet dhe shërbimet publike gjatë vitit të ardhshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.