FIDANISHTJA

Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Në Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në trevjetorin e rënies së tij. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në fjalimin e tij tha se shteti ngadhnjeu përballë terroristëve serb, falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe angazhimit të pakursyer të qindra policëve të tjerë.

Ai theksoi se qëllimi i terroristëve të mbështetur dhe financuar nga Serbia, qëllim të vetëm kishin okupimin e një pjese të territorit të Kosovës.

“Nata në mes 23 dhe 24 shtatorit të vitit 2023, ishte një ndër betejat më të rëndësishme, u arrit ndër fitoret më të mëdha të shtetit të Kosovës, ku shteti u ballafaqua me sulm terrorist, e shteti doli fitimtar. Kjo falë sakrificës së rreshterit Afrim Bunjaku, sakrificës e angazhimit të pashkëputur të qindra policëve të tjerë, të cilët me vetëmohim, me profesionalizëm arritën që të mundnin terroristët e sponsorizuar, mbështetur, armatosur e financuar nga shteti i Serbisë, të cilët qëllim të vetëm kishin okupimin e një pjese të territorit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Uji Dea

Sipas tij, veriu i vendit tashmë frymon lirshëm

“Kjo fitore solli liri për këtë pjesë, veriu i Kosovës tash frymon lirshëm, si rrjedhojë e kësaj, ne kemi arritur që të zbulojmë edhe varreza masive, të identifikojmë persona të pagjetur, të zhdukur dhunshëm nga kriminelët atëherë, nga shteti kriminal serb të asaj periudhe dhe ky faktorizim, ky frymim i lirshëm, jo vetëm tashmë i kësaj pjese, po fuqizimi i shtetit të Kosovës po mundëson që ne të vazhdojmë me punë të mira, punë të mëdha në veri, të vazhdojmë të kërkojmë për të zhdukur të tjerë, por në të njëjtën kohë edhe të fuqizojmë gjithë shtetin”, tha ai.

“Falë sakrificës së Afrim Bunjakut, falë angazhimit të të gjithë policëve, tashmë ne kemi mundësinë që të vendosim obelisk për këtë sakrificë, për këtë angazhim, dhe ku qytetarët tanë do të kenë mundësi që edhe më për së afërmi të njihen me ato momente, jashtëzakonisht të rënda për Kosovën, për institucionet e saj, për familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të gjithë policët të cilët kanë qenë të angazhuar atë ditë, por në të njëjtën kohë edhe për një fitore e cila është unike për këtë pjesë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.