UBT

Në Viti nis zëvendësimi i gypave të vjetër të asbest-betonit të ujësjellësit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kanë nisur punimet për largimin dhe zëvendësimin e gypave të vjetër të asbest-betonit në disa pjesë të qytetit të Vitisë, me synim modernizimin e rrjetit të ujësjellësit dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët dhe përgjegjësin e degës së KRU “Hidromorava” në Viti, Kemur Mustafën, ka vizituar punimet që po zhvillohen përgjatë rrugës pranë lumit “Morava e Binçës”.

Gjatë punimeve po bëhet zëvendësimi i rrjetit të vjetër me gypa të rinj, ndërsa intervenimi synon përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm me ujë për banorët.

Kryetari Haliti e ka vlerësuar fillimin e këtyre punimeve, duke theksuar nevojën për eliminimin e pjesëve të mbetura të rrjetit të vjetër.

Mobi Casa

“Është e rëndësishme që të vazhdojmë me zëvendësimin e rrjetit të vjetër të ujësjellësit dhe të intervenojmë në të gjitha pjesët ku ende ka gypa të asbest-betonit”, ka deklaruar Haliti.

Sipas KRU “Hidromorava”, punimet pritet të shtrihen edhe në pjesë të tjera të qytetit, përfshirë rrugët “UÇK”, “Idriz Seferi” dhe “Hasan Kabashi”, ku ende ka segmente të rrjetit të vjetër.

Ndërhyrjet, sipas autoriteteve, synojnë përmirësimin e funksionalitetit të rrjetit të ujësjellësit, reduktimin e problemeve teknike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.