ARKATANA

Kosova regjistroi deficit tregtar prej 568 milionë eurosh në muajin gusht

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kosova ka regjistruar deficit tregtar prej 568 milionë eurosh në gusht të këtij viti, sipas të dhënave për tregtinë e jashtme të mallrave. Eksporti gjatë kësaj periudhe ka mbuluar vetëm 15 për qind të importit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në gusht 2026 Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 100.5 milionë eurosh, që paraqet rritje prej 31.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, importi arriti në 668.5 milionë euro, duke shënuar rritje prej 9 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2025.

Deficiti tregtar në gusht ishte 568 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 kishte qenë 536.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 5.8 për qind.

ARKATANA

Në strukturën e eksporteve, pjesën më të madhe e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 21.8 për qind. Pas tyre renditen produktet minerale me 15.5 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13.3 për qind, plastika, goma dhe artikujt prej tyre me 8.8 për qind, si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me 6.5 për qind.

Sa i përket importeve, produktet minerale përbëjnë 19.8 për qind të totalit. Pas tyre janë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13.1 për qind, mjetet e transportit me 11.7 për qind, makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 11.5 për qind, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 8 për qind.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 30 milionë euro, ose rreth 30,2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29,8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,2%), Italia (3,0), Holanda (2,2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 279 milionë euro, ose 41,7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,6%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,6%), Italia (4,2%), Polonia (3,7%), etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.