UBT

Daku thumbon Sylvinhon: Me Maranin çdo lojtarë po e ndjen rëndësinë e tij!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mirlind Daku ka folur para ndeshjeve të radhës të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, duke komentuar formën e tij, konkurrencën në sulm dhe punën me trajnerin e ri, Rolando Maran.

Sulmuesi theksoi se grumbullimi me Kombëtaren është gjithmonë një privilegj, ndërsa objektivi kryesor mbetet suksesi i skuadrës, shkruan Indeksonline.

“Është gjithmonë nder të jesh pjesë e Kombëtares. Shpresojmë të rikthehemi te golat, por më e rëndësishmja është të fitojmë”, deklaroi Daku.

Ai e sheh si pozitive konkurrencën në repartin ofensiv, duke vlerësuar edhe lojtarët e rinj.

UBT

“Është mirë kur ka konkurrencë. Djemtë që kanë ardhur kanë bërë një fillim shumë të mirë dhe kanë shënuar gola. Unë do të pres momentin tim dhe, nëse më jepet mundësia, do të jap maksimumin”, u shpreh ai.

Daku sqaroi se është në gjendje të mirë fizike dhe i gatshëm për Kombëtaren.

“Jam 100% i gatshëm për Kombëtaren. Nuk kam ardhur nga ndonjë dëmtim. Ka qenë zgjedhje e trajnerit të klubit”, tha sulmuesi.

Në fund, Daku foli pozitivisht edhe për trajnerin Rolando Maran, duke thënë se të gjithë lojtarët po ndihen të rëndësishëm në Kombëtare. /IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.