Fundamenti

Kamenicë, konsultim publik për Draft-Rregulloren e Kodit të Etikës në administratën komunale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në Komunën e Kamenicës është mbajtur konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës, dokument që synon të përcaktojë standardet e sjelljes dhe paraqitjes së zyrtarëve komunalë dhe të kontribuojë në funksionimin më të mirë të administratës.

Konsultimi u organizua nga grupi punues për hartimin e draft-rregullores, ndërsa në takim morën pjesë anëtarë të grupit punues dhe zyrtarë komunalë. Në hapje të diskutimit, kryesuesi i grupit punues, Fisnik Kastrati, tha se bëhet fjalë për dokumentin e parë të këtij lloji në Komunën e Kamenicës.

Sipas Kastratit, hartimi i dokumentit është rezultat i punës së grupit punues në bashkëpunim me drejtuesit komunalë, me synim që rregullat e përcaktuara të jenë të pranueshme dhe të zbatueshme për administratën.

Eco Higjiena

Gjatë takimit, anëtarja e grupit punues, Bejaze Morina, prezantoi pikat kryesore të draft-rregullores. Dokumenti përfshin çështje që lidhen me marrëdhëniet e zyrtarëve me qytetarët, kodin e veshjes dhe paraqitjen profesionale, paanshmërinë politike, pranimin e dhuratave dhe favoreve, përdorimin e pasurisë komunale, sjelljen në rrjetet sociale, angazhimin në punë të dytë dhe konfliktin e interesit, si dhe takimet me operatorët ekonomikë.

Diskutimi publik u shoqërua me pyetje dhe propozime nga të pranishmit, të cilat u fokusuan në dispozitat për kodin e veshjes, higjienën, dhuratat, konfliktin e interesit, qasjen në dokumentet publike, mbrojtjen e të dhënave personale dhe trajtimin e rasteve specifike që lidhen me natyrën e punës apo me arsye shëndetësore.

Në përfundim, grupi punues bëri të ditur se komentet, vërejtjet dhe propozimet e paraqitura gjatë konsultimit do të shqyrtohen dhe do të merren në konsideratë gjatë procesit të finalizimit të Draft-Rregullores për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.