Uji Dea

Gruda kërkon veprim brenda 13 ditësh: Presidenti, Specialja dhe shmangia e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ai ka konfirmuar qëndrimet që PDK-ja i ka mbajtur gjatë gjithë procesit të konstituimit të institucioneve.

Sipas Grudës, Gjykata ka vërtetuar se Kushtetuta është shkelur për shkak se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit 30-ditor.

Ai ka theksuar gjithashtu se, sipas vendimit, afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

“Pra, LVV-ja nuk mund t’i zhvendosë afatet kushtetuese sipas interesit të saj politik dhe ta shtyjë vendin drejt zgjedhjeve më 27 dhjetor, siç ka synuar”, ka deklaruar Gruda.

Deputeti i PDK-së ka ngritur edhe çështjen e nënkryetarit të Kuvendit që i takon kësaj partie, duke thënë se kjo pozitë duhet të plotësohet.

“Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së duhet të zgjidhet. Kjo pozitë nuk mund të anashkalohet apo të mbetet peng i vullnetit të shumicës parlamentare”, ka shkruar ai.

Hidromorava

Gruda ka thënë se, pas vendimit të Kushtetueses, subjektet politike kanë vetëm 13 ditë në dispozicion për disa çështje që ai i konsideron urgjente.

“Tani kemi vetëm 13 ditë kohë për të vepruar: për t’i miratuar ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, për ta zgjedhur Presidentin e Republikës dhe për t’i shmangur zgjedhjet e reja. Koha është e kufizuar dhe përgjegjësia tashmë është e qartë”, ka deklaruar ai.

Gruda ka përfunduar duke thënë se vendimi, sipas tij, konfirmon se afatet kushtetuese nuk mund të varen nga kalkulimet politike.

“Afatet kushtetuese nuk janë çështje vullneti politik dhe Kushtetuta nuk mund të përshtatet sipas interesave të momentit”, ka shkruar Gruda.

Gruda kishte qenë ndër deputetët e PDK-së që gjatë javëve të fundit kishin kontestuar në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e konstituimit të Kuvendit dhe më pas edhe zgjedhjen e Qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.