United Hospital

“Shumë vështirë të ndalen”, në Irlandë po i frikësohen Vedat Muriqit, Edon Zhegrovës dhe Fisnik Asllanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vedat Muriqi pritet të jetë një nga problemet kryesore për Republikën e Irlandës në ndeshjen ndaj Kosovës, por një fokus i madh duhet edhe te dyshja Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani, kështu kanë analizuar analistët irlandezë.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të jashtëzakonshme te Fenerbahce, ndërsa përgjegjësia për golat me Kombëtaren e Kosovës pritet të bjerë sërish mbi shpatullat e tij.

Analisti i RTE, Alan Cawley, ka paralajmëruar se mbrojtja irlandeze do ta ketë shumë të vështirë për ta ndalur Muriqin.

“Ai është një prani e madhe fizike në sulm dhe ka nuhatje për golin. Ka pasur një fillim shumë të mirë të sezonit me Fenerbahçen, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje”.

“Një tjetër forcë e tij që e vumë re në atë ndeshje ishte puna e tij në zonën e mbrojtjes dhe numri i largimeve që bëri”.

Uji Dea

“Cilido që të luajë në mbrojtje për ne, qoftë me tre apo katër mbrojtës, do ta ketë shumë të vështirë”.

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Në të njëjtin podcast foli edhe ish-reprezentuesi i Republikës së Irlandës, Stephen Kelly, i cili paralajmëroi për dy futbollistë të tjerë të Kosovës.

Ai përmendi yllin e Juventusit, Edon Zhegrova, si dhe sulmuesin e Hoffenheimit, Fisnik Asllani, i cili ka shënuar katër gola në 16 paraqitje me Kombëtaren.

“Ata kanë lojtarë të talentuar në sulm, kështu që futbollistët tanë defensivë do të duhet të jenë maksimalisht të përqendruar”, deklaroi Kelly./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.