United Hospital

Gruda: Mund të tërhiqemi nga kërkesat në Kushtetuese për ta kaluar ligjin për Specialen

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se PDK-ja është e gatshme të tërheqë kërkesat e saj politike dhe juridike në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të krijohen kushtet për shqyrtimin e nismës ligjore për ndryshimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

Duke folur në Debat Plus, Gruda tha se qëndrimi i PDK-së për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese ishte marrë para 16 shtatorit, kur Gjykata Speciale shpalli aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne kemi pas atë qëndrim sepse kjo është një ngjarje që mund të mos ndodh një shekull, disa dekada të tëra edhe nuk mundemi një ngjarje kaq të rëndësishme për historinë e Kosovës me i mbivendos qëndrimet politike që janë marrë para kësaj ngjarje. Qëndrimi jonë politik që me iu adresu çështjen në Gjykatë Kushtetuese është marrë para 16 shtatorit. Dhe tash është normal të themi okej ne mund të tërhiqemi nga kërkesat politike dhe jurdike. Në mënyrë që ta kalojnë këtë ligj. Nuk mendoj që është arsyetim me prit GJK, sepse në pikëpamjen juridike Vetëvendosja e ka konsideruar Kuvendin të konstituuar. Edhe në pikëpamjen politike nuk kanë pas qëndrim kundërshtues ndaj themelimit të Kuvendit. Mendoj që nuk është arsyetim valid më thënë që po presim GJK(siç ka thënë Vetëvendosja). Megjithatë GJK do të vendos, janë bërë 10 ditë prej që rasti është në GJK. Unë besoj që për një javë ose dy më tepër nuk duhen dhe gjykata do të vendos për këtë rast. Dhe do të kemi hapësirë për të diskutuar ligjin”, ka deklaruar Gruda.

Nisma e PDK-së synon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas propozimit të bërë publik nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, synohet kufizimi i mandatit të Speciales dhe vendosja e monitorimit ndërkombëtar të punës së saj.

Mobi Casa

Hamza ka deklaruar se rastet që nuk hyjnë në juridiksionin që PDK-ja propozon të mbetet në Hagë, përfshirë rastet për krime lufte, do të mund të transferoheshin në Kosovë bashkë me dosjet, provat dhe materialet përkatëse.

PDK-ja e ka dorëzuar nismën në Kuvend, ndërsa njëkohësisht ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Për miratimin e ndryshimeve ligjore nevojitet mbështetja e shumicës së deputetëve në Kuvend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.