Mjedrat parandalojnë diabetin dhe kancerin!
Pasurojeni ushqimin me mjedra dhe do të keni shumë dobi shëndetësore
Mjedra ka cilësi të fuqishme antioksidative. Kjo do të thotë që zvogëloni veprimin e radikaleve të lira dhe kështu mbroheni nga kanceri.
Konsumimi i rregullt i mjedrave përmirëson dukjen e tenit dhe mbron lëkurën nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit, ndërkaq nga mjedrat mund të bëni edhe maskë për fytyrë.
Mjedra do ta bëjë tenin të shkëlqejë.Pos dobive për lëkurën, mjedrat janë të shkëlqyeshme edhe për sistemin e tretjes dhe sistemin kardiovaskular.
Përdorimi i mjedrave forcon imunitetin dhe mbron nga ftohjet.Në saje të cilësive antioksidative, zvogëlon veprimin e radikaleve të lira dhe kështu mbron nga kanceri i zorrës së trashë, i gjirit, i mitrës, i ezofagut dhe i prostatës.
Fitonutrienët të cilët gjenden në mjedër pengojnë përhapjen e qelizave të kancerit, duke i nxitur në apoptozë, përkatësisht në vetëshkatërrim.
Dyqind gramë të kësaj peme përmbajnë sasinë e rekomanduar e vitaminës C.
Është e pasur me fibra, thartirë folike, vitamina K, E5, mangan, magnez, bakër, kalium dhe thartira yndyrore omega 3.
Personat, ushqimi i të cilëve është i pasur me mjedra, kanë rrezik më të vogël që të shtojnë peshë dhe të sëmuren nga diabeti.
Ketonet në këto fruta të kuqe ndihmojnë në kontrollimin e glukozës në gjak.
Ato nxisin metabolizmin e yndyrave dhe zvogëlojnë shtresat yndyrore.Edhe fleta e mjedrës është shëruese.
Çaji nga fletët e mjedrës ndihmon në zbutjen e ngërçeve menstruale dhe të gjakrrjedhjeve të mëdha.


