Injorancë e hipokrizi
Poezi nga Ruzhdi Kqiku
Evropë e vjetër
Evropë e re
kurrë drejtësi
s’ndave për ne
Shpesh herë
përbuzët
kombin
shqiptar
Me injorancë
e hipokrizi
në shumë raste
ju hileçarë
Që në Paris
Londër e
Berlin
dhe Versaj
Shqiptarinë
prore duke
e lanë
në faj
Hipokrite
e lavire që
nga koha e
Bizmarkut
Në drejtësi përherë
përfide gjer
te epoka e
Dik Martit
Kështu bën
vetëm i ligu
kur lëmohet ujku
e goditet qingji
Kur drejtonë
lloji antropoid
nuk ka kod as
nuk ka ligj
Kështu pra
bushtëra Evropë
Përqafon kriminelët
viktimat i përdhosë.


