Fundamenti

Lufta për tregimin e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Blerim Shala – Për dy të hëne rresht, me 2 dhe 9 mars, të vitit 1998, në Prishtinë u grumbulluan dhjetëra mijëra shqiptarë, me qëllim të vetëm që të shfaqin përkrahjen e plotë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Lufta e Kosovës kishte nisur në Drenicë në ditët e fundit të muajit shkurt.

Nuk kishte më kush ta ndalë popullin shqiptar në Kosovë, pas krismës së pushkëve në Likoshan, në Qirez, në Prekaz.

Veçmas pas ngjarjes madhore që më pas do të quhet si ‘Epopeja e Jasharëve’.Ishin, atëbotë, dy porosi kryesore që të gjithë ata që u tubuan në Prishtinë, i bënë për vete, dhe për të tjerët.

Ajo e para dëshmonte që Kosova ka hyrë në luftë e tëra, që i gjithë populli është rreshtuar pas kësaj lufte të UÇK-së (‘Krejt Kosova UÇK’, ishte njëra prej parullave kryesore të dëgjuara ato ditë në Prishtinë), apo, që këto ngjarje në Drenicë shënojnë çastet e para të një lufte që duhet patjetër të merr fund me çlirimin e Kosovës.Kjo e dyta i drejtohej Perëndimit.

Ky popull i thoshte kryeqendrave të Perëndimit që nuk ka çmim që nuk është i gatshëm ta paguajë për ta hequr qafe Serbinë prej Kosovës. Për këtë shkak, (më në fund), SHBA-ja dhe Evropa do të duhej të vepronin në shpëtim të një populli i cili kishte të drejtë të vendosë për fatin e vet, i cili tash e gati njëqind vjet ishte marrë peng nga Serbia.

Krejt çfarë do të ndodhë më pas në Botë, prej atij marsi të parë të luftës, deri në qershorin (e vitit 1999), të çlirimit, është para dhe mbi të gjitha reflektim i faktit që tregimi i jonë për Kosovën ishte i vërtetë, dhe që ai u mbështet në tërësi nga Washingtoni dhe kryeqendrat evropiane. E vërteta e këtij tregimi pra solli një herë lirinë, e më pas edhe pavarësinë e Kosovës.

Nuk ia ka marrë mendja askujt, në atë qershorin e verës të vitit 1999, që 27 vjet më pas, do të duhej mbushur sërish sheshet dhe rrugët e Prishtinës, me kryefjalën e përkrahjes për UÇK-në.Lufta është dashur të harrohet qëmoti këtupari. Por kjo nuk po ndodhë. Janë të shumta arsyet që ne ende sillemi në atë ‘orbitën e luftës’.

Mobi Casa

Kjo arsyeja e fundit, më kryesorja gjithsesi, na shfaq brutalisht në trajtë të Verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin.

Ky Verdikt u kualifikua masivisht ndër ne si një padrejtësi e madhe. Shpërthyen emocionet nga të gjitha anët. Njerëzit nisën të grumbullohen spontanisht, veçmas në Prishtinë, mbase, duke menduar që në këtë mënyrë do ta lehtësojnë paksa barrën e madhe mbi supet e një populli dhe të një shteti.

Pastaj, kështu të gjithë ata që u mblodhën, folën dhe brohoritën, që valvitën flamujtë e UÇK-së, i dhanë aty do porositë e njëjta, njëlloj si në marsin e vitit 1998, si për vete, ashtu edhe për të tjerat.

Apo, që ai tregimi fitues i gjithë një populli, i viteve 1998, 1999, është ende në fuqi dhe nuk mund dot të goditet dhe të shembet nga një Aktgjykim në Hagë.

Por, këtë e dimë të gjithë ne, në këtë kohë, është shumë më vështirë se atëherë, që ky kallëzimi i ynë të depërtojë në Perëndim, ku ka ndodhur ndërrimi i gjeneratave në politikë dhe në media, ku tek e fundit, janë shfaqur luftëra dhe sfida të reja, të cilat kanë qenë të paimagjinueshme në fundshekullin e kaluar.

Megjithatë, ne nuk kemi si të dorëzohemi. Ky është tregimi i këtij populli, i këtij shteti.

Pa te, nëse ai bjen poshtë, rrezikohet ky shtet dhe ky popull.Nuk janë këto fjalë të mëdha. Këto janë fjalët e vetme të mundshme. Në këto rrethana. Pastaj, thirrja për bashkim të skenës politike të vendit, për një bashkim organizativ dhe efektiv, në të gjitha mënyrat e mundshme, është e vetmja që çel udhë për fuqimin e përpjekjes së të gjithë neve që drejtësia të vihet në vend në Apelin e Dhomave të Specializuara.Gjithsesi, nuk ka rrugë tjetër për ne.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.