UBT

Në mbrojtje të Granitit, Taulant Xhaka: Mos harroni se sa krenari ka treguar për Zvicrën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Taulant Xhaka ka reaguar në mbështetje të vëllait të tij, Granit Xhakës, pas kritikave të shumta të drejtuara ndaj kapiten të Zvicrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taulanti ka theksuar se gabimet janë pjesë e futbollit dhe se askush nuk është i pagabueshëm, duke kërkuar që Graniti të mos harrohet për kontributin e madh që ka dhënë ndër vite për kombëtaren zvicerane.

“Mos harroni kurrë atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka dhënë ndër vite për Zvicrën. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe për këtë fanellë”, ka shkruar ai.

United Hospital

Ai u është drejtuar edhe gazetarëve dhe kritikëve, duke i kujtuar se të gjithë njerëzit gabojnë.

“Edhe ju keni bërë gabime në jetën tuaj. E rëndësishme nuk është që një njeri të bëjë gabim, por të qëndrojë pas tij, ta pranojë dhe të nxjerrë mësime”, thuhet në mesazhin e tij.“Vëlla, jam krenar për ty. Kam qëndruar pas teje, qëndroj pas teje dhe gjithmonë do të qëndroj – çfarëdo që të ndodhë. Familja mbetet familje, në ditë të mira dhe në ditë të vështira.”

Mesazhi i Taulantit vjen në një moment kur Granit Xhaka pranoi se kishte blerë certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.