Hidromorava

Ambasadori O’Conell: Qeveria nuk po lufton korrupsionin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ambasadori i Britanisë Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell tha se Kosova ende nuk ka treguar rezultate në luftën kundër korrupsionit. Madje e ka cilësuar të turpshme dhe të papranueshme nivelin e korrupsionit në Kosovë.

“Kosova ende ballafaqohet me problemin e luftës kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet nga Qeveria por kjo nuk ka ndodhur. Rezultatet janë të turpshme, të papranueshme. Ka qenë shokuese që një numër i madh i qytetarëve pranojnë korrupsionin. Nëse qytetarët nuk e duan korrupsionin mos ta pranojnë”, tha O’Conell.

FIDANISHTJA

Ai theksoi se është e papranueshme që zyrtarët publik të përfshihen në skandale dhe të mos ndëshkohen. Këto komente ambasadori O’Conell i bëri në publikimin e raportit për nivelin e korrupsionit në Kosovë nga Lëvizja FOL me rastin e ditës ndërkombëtare të demokracisë.