Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt për rastin, mbi bazën e fakteve dhe provave
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka folur për pritjet e tij lidhur me procedurat e mëtejshme në rastin për të cilin është dhënë vendimi në shkallën e parë, raporton Ekonomia Online.
Hamza ka thënë se shpreson që të mos ketë nevojë për rigjykim dhe se Gjykata e Apelit të marrë vendim mbi bazën e fakteve, provave dhe drejtësisë.
“Ne po presim që mos me pasë nevojë me u kthyer në rigjykim fare. Apeli me vendosë drejt për rastin mbi bazën e fakteve, provave dhe mbi bazën e drejtësisë. Ne po kërkojmë drejtësi. Edhe po duam të besojmë që Apeli ka me trajtuar mirë, me trajtuar korrekte këtë rast, me pasë gjyqtarë me integritet, profesional, që do merren me vendimin mbi bazën e provave dhe fakteve”, tha Hamza para gazetarëve.
I pyetur për mundësinë e tërheqjes së lëndës në Gjykatë Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit pa nwnkryetarin e kwsaj partie, Hamza tha se bëhet fjalë për situata hipotetike.
“Janë situata hipotetike të cilat mundemi me i pritë ditëve në vijim. Jo, po situatë hipotetike. Nuk tërhiqet ajo veç ashtu pa pa pasë nevojë, pa pasë arsye”, tha ai.


