ARKATANA

Gjyshërit dhe mami

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Poezi nga Nijazi Kastrati

Kur ma bën mami me gisht
E di që thotë mos luaj “bisht”
Kur i skuqet tërë fytyra
Për mua atëherë fillon mynxyra.

Ndërsa gjyshja është krejt ndryshe
Eja më thotë dallëndyshe
Ajo kur do të më qorton
Në dhomë të saj shpejt më fton
Dhe çokolata më dhuron.

ARKATANA

Merre, ha-thotë e mos trego
Sepse mami kështu nuk do
E kur zhytem duke lozë
Tëra rrobat bëhën blozë
Atëherë mami nervozohet
Por më vonë ajo prap qetësohet.

Ndërsa gjyshi është shumë i qetë
Lexon libra e ndo’j gazetë
Kur diçka nuk i pëlqen
Nuk flet fare, as bërtet
I ngrit vetullat pak përpjetë.

Ndërsa unë jam fëmijë lazdran
Përplasi dyert bam e bam
Nëse dëshirat s’mi plotësojnë
Krejt shtëpinë e bëj rrëmujë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.