UBT

Vitia dhe Saint-Julien zyrtarizojnë binjakëzimin, hapet kapitull i ri bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti/Saini-Julien – Komuna e Vitisë dhe ajo e Saint-Julien në rajonin e Gjenevës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hedhur një hap të ri drejt forcimit të bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet dy komuniteteve.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe kryetari i Saint-Julien, Laurent Mivelle, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Saint-Julien.

Të dy kryetarët vlerësuan rëndësinë e marrëveshjes dhe shprehën gatishmërinë që partneriteti të konkretizohet përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta.

Kryetari Haliti tha se binjakëzimi përtej një akti formal synon të krijojë një bashkëpunim të qëndrueshëm institucional dhe të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e të dy komunave.

Në kuadër të partneritetit pritet të zhvillohen bashkëpunime në arsim, shëndetësi, kulturë, rini, sport dhe zhvillim lokal, si dhe shkëmbime të përvojave ndërmjet institucioneve, profesionistëve dhe organizatave.

UBT

Nga ana e tij, kryetari i Saint-Julien, Laurent Mivelle, shprehu përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy komunave dhe forcimin e lidhjeve mes komuniteteve.

Haliti falënderoi autoritetet e Saint-Julien për mikpritjen dhe bashkëpunimin, duke theksuar se binjakëzimi synon të krijojë mundësi të reja për projekte, shkëmbime dhe iniciativa të përbashkëta.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, Vitia dhe Saint-Julien e formalizojnë partneritetin e tyre, me synimin për ta zhvilluar atë në një bashkëpunim afatgjatë dhe në funksion të qytetarëve të të dy komunave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.