Uji Dea

Në Skifteraj u përkujtuan katër nxënësit martirë të rënë nga minat në vitin 1999

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në fshatin Skifteraj të Komunës së Vitisë u zhvillua sot ceremonia përkujtimore për katër nxënësit martirë, të cilët humbën jetën tragjikisht nga minat në vitin 1999.

Ceremonia u mbajt në vendin ku kishte ndodhur tragjedia, duke rikujtuar humbjen e katër nxënësve dhe dhimbjen që kjo ngjarje la te familjet e tyre dhe banorët e kësaj ane.

FIDANISHTJA

Në nderim të viktimave, homazhe pranë varrezave të tyre bëri edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, subjekteve politike dhe institucioneve, si dhe nxënës e personel i shkollës “Kenan Halimi” dhe qytetarë të shumtë.

Të pranishmit vendosën kurora lulesh dhe nderuan kujtimin e katër nxënësve, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për viktimat e luftës dhe pasojat e saj mbi familjet dhe komunitetet në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.